Loading…

Ahmeti për situatën në Maqedoni: Ky diskriminim është i papranueshëm

  • 01/03/2017 | 23:11

Ahmeti për situatën në Maqedoni: Ky diskriminim është i papranueshëm

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Ahmeti ka deklaruar se diskriminimi sa i përket gjuhës shqipe është i papranueshëm, duke vazhduar tutje që shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përderisa bëri thirrje që Prishtina e Tirana të flasin njëzëri.

“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, Presidenti i Maqedonisë George Ivanov ka deklaruar se do ta respekton kushtetutën dhe nuk do t’i jap askujt mandatin që pranon platformë nga një shtet tjetër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë