Loading…

Ahmeti: Po i largojmë veturat po mbjellim lule, po parkingjet kush i ka përgjegjësi?

  • 12/04/2018 | 10:47

Ahmeti: Po i largojmë veturat po mbjellim lule, po parkingjet kush i ka përgjegjësi?

Ndër ankesat e shpeshta në kryeqytet nga qytetarët çdoherë ka qenë edhe mungesa e gjelbërimit. Por kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sivjet në tërë kryeqytetin do të mbillen mbi 450.000 mijë lule, përcjell gazetametro.net.


Ai madje ka thënë se rruga ‘Luan Haradinaj’, pjesa që dikur është shfrytëzuar për parkim të automjeteve, tani është shëndrruar në hapësirë të gjelbër.

‘Në rrugën “Luan Haradinaj”, pjesa që dikur shfrytëzohej për parkim të automjeteve, tani është shndërruar në hapësirë të gjelbër. Përmes     Ndërmarrjes Publike “Hortikultura”, sivjet do t’i mbjellim mbi 450.000 lule në kryeqytet,’ ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë lidhur me hapësirat për parkim të automjeteve, ai çdoherë ka thënë se do e zgjidhë  problemin e tyre brenda këtij mandati. Por si duket një gjë të tillë kryetari e ka harruar që ka përgjegjësi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë