Testi i kryer nga PISA, program ky që merret me vlerësimin e nxënësve tregoi se nxënësit e Kosovës qëndrojnë më së keqi në Ballkan me dije dhe njohuri.
Mirëpo, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti siç duket mendon që përveç nxënësve një testi të tillë duhet t’i nënshtrohen edhe deputetët, ministrat, zëvendës ministrat si dhe kryetarët e komunave të vendit tonë, shkruan gazetametro.net
“A bën që çdo deputet, ministër, zv. ministër, e kryetar komune ti nënshtrohet PISA testit?”, ka shkrur sot Ahmeti në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook. /gazetametro.net