Loading…

Ahmeti takon edhe Nishanin

  • 15/12/2016 | 23:26

Ahmeti takon edhe Nishanin

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të cilët diskutuan për procesin zgjedhor në Maqedoni dhe rezultatet e partive politike shqiptare.


Presidenti Nishani vlerësoi angazhimin dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në procesin zgjedhor si dhe në proceset demokratizuese dhe integruese të Maqedonisë.

Kreu i shtetit nënvizoi prioritetin që Shqipëria u jep marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Maqedoninë, duke theksuar rëndësinë që ka garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, si një komponent shtet-formues dhe garantues i stabilitetit atje.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se proceset e integrimit euro-atlantik janë thelbësore dhe përfaqësojnë interesin më madhor të të dyja vendeve, por edhe të rajonit në tërësi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë