Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka porositur partitë shqiptare në Maqedoni që t’i lënë pastrimet e hesapeve për më vonë, e tani të përqendrohen që t’i japin fund regjimit autokratik, siç ai është shprehur.
“Po i shoh partitë shqiptare në Maqedoni duke akuzuar njëra tjetrën për ikje, tensionim, mosprekje nga policia e shumë të tjera. Do të ketë kohë edhe për pastrim hesapesh më vonë por tani besoj se prioriteti numër një duhet të jetë fundi i një regjimi autokratik që edhe organizoi sulmin javën që po shkon. Mos i ngatërroni prioritetet”, ka shkruar Ahmeti, përcjell gazetametro.net