Loading…

Ai nuk është më ‘Agjenti 007’: James Bond po kthehet

  • 07/12/2021 | 16:04

Ai nuk është më ‘Agjenti 007’: James Bond po kthehet

Të gjithë fansat e James Bond të rrinë të qetë! Barbara Broccoli ka premtuar se “Agjenti 007” do të rikthehet.


Producentja pranoi se pronarëte ekskluzivitetit nuk janë ende të sigurt se si do të rikthehet spiuni legjendar pas lamtumirës së Daniel Craig në No Time To Die, por i ka premtuar audiencës se Bond do të rikthehet në një formë apo një tjetër.

Duke folur në eventin Deadline’s Contenders Film: New York gjatë fundjavës, Barbara tha:

“Ne do ta zgjidhim çdo gjë, por ai do të kthehet. Ju mund të jeni të sigurt që James Bond do të kthehet.’
Filmi i fundit në ekskluzivitetin e gjatë të spiunazhit u vonua tre herë për shkak të krizës së koronavirusit, por gjithsesi ka arritur të bëhet filmi më i madh i Hollivudit për vitin 2021 dhe Barbara mendoi se ishte thelbësore që filmi të ndiqej në ekranin e madh.

Producentja 61-vjeçare tha:

“Ajo që ishte kaq e rëndësishme për ne ishte që ky film të shfaqej në kinema sepse ka këtë peizazh të bukur. Është një festë vizuale në mënyrën se si është projektuar dhe xhiruar. Jemi kaq të emocionuar që arritëm të shfaqnim në kinema.”
Bashkëproducenti i Barbara-s, Michael G. Wilson, tha:

“Ne jemi shumë me fat që arritëm në pikën më të bukur dhe e shfaqëm atë në kinema në kohën e duhur dhe publiku ishte gati të kthehej përsëri në kinema dhe të shihte filma aty ku e meritonin të jetë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë