Loading…

Ai që plagosi Vllasin, përmend edhe Isa Mustafën

  • 13/03/2017 | 18:42

Ai që plagosi Vllasin, përmend edhe Isa Mustafën

Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur ta vrasë Azem Vllasin, pasi atë e konsideron tradhtar, mirëpo në dëshminë e tij ai ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.


Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon.

Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës, shkruan Klan Kosova.

Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.

Në mesin e tyre ai ka deklaruar se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë