Loading…

Aida Dërguti tregon kur do të formohet partia e re

  • 12/04/2018 | 21:32

Aida Dërguti tregon kur do të formohet partia e re

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputetja Aida Dërguti, ka bërë të ditur se formimi i partisë së re politike nga grupi që ka dalë prej VV’së do të ndodh së shpejti.


“Është çështje javës deri të inicimi i formimit të subjektit të ri. Ideologjikisht jemi të përqendruar te socialdemokracia”, ka thënë Dërguti në TV Dukagjini.

“Jemi duke punuar në deklaratën e themelimit”, tha ajo ndërsa shtoi se është duke u punuar për të mbledhur sa më shumë njerëz me bindje të përbashkëta.

Një Mesazh në Viber i Aida Dërgutit ku ajo përdorte fjalë fyese ndaj Albin Kurtit, kishte bërë që të shpërthente përçarja  dhe linçimet në parti, që përfundoi me daljen nga partia të një grupi deputetësh, dhe 2 prej 3 kryetarëve të komunave nga radhët e VV’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë