Loading…

‘Air Mediterranee’ e Greqisë tenton të ateroj ‘dhunshëm’ në aeroportin e Prishtinës

  • 12/02/2020 | 15:56

‘Air Mediterranee’ e Greqisë tenton të ateroj ‘dhunshëm’ në aeroportin e Prishtinës

Një kompani ajrore private ka tentuar të sfidoj shtetin e Kosovës gjatë kësaj të marte, një aeroplan, pa leje përkatëse ka tentuar të ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Mirëpo, kjo gjë, pa leje përkatëse nga Ministria e Infrastrukturës nuk është lejuar, shkruan Gazeta Metro.


Kompania ajrore Greke “Air Mediterranee” me pronar nga shteti i Libanit dhe Libias ka tentuar gjatë ditës së martë (11.02.2020) të ateroj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pa lejë paraprake nga Ministria e Infrastrukturës.

Aeroplani i kësaj kompanie ajrore është parë të bëjë rrotullime mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për disa orë, por duke mos anashkaluar edhe hapësirën ajrore të Kosovës.

Këto tentime nga kjo kompani kanë rrezikuar në masë të madhe sigurinë ajrore të Republikës së Kosovës, si dhe udhëtaret që kanë qenë në bordin e këtij aeroplani.

Megjithatë aterimi i kësaj kompanie nuk është lejuar.

Më herët Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kishte lejuar një aeroplan të ateronte pa leje vetëm sepse personi që e solli aeroplanin ishte një Turk S.Y e i cili jetonte në shtetin Gjerman.

Kush qëndron mbrapa kompanisë ajrore “Air Mediterranee”?

Në webfaqen e kësaj kompanie nuk mund të gjeni informata të mjaftueshme rreth pronarëve por redaksia mëson nga burimet e saj se investitorët janë Libanez dhe Libian. Por në bashkëpunim janë edhe tre persona, dy nga ta me origjinë nga Kosova kurse njëri nga Maqedonia.

Gafur Aliu, Kujtim Beqiri dhe Gazmend Vatovci

Agjencionet Turistike/Tour operatorët që janë përfshirë në mashtrime janë :

Reisebüro Prishtina –
https://www.flyrbp.com/
Pronar Gafur Aliu Prishtinë

Air Munich –
https://www.airmunich.eu/
Pronar Gazmend Vatovci Prishtinë dhe Minhen Gjermani

My Sky – https://www.flymysky.net/
Pronar Kujtim Beqiri Dortmund Gjermani

ULPIANA AVIATION SH.P.K. 11/04/2017 Pronar Yllzon Aliji i biri i Gafur Aliut e cila për momentin posedon kontratën me kompaninë Orange 2 fly.

Ndërsa kompania MYWINGS AVIATION SH.P.K e krijuar me 20/11/2019 Pronar Gafur Aliu dhe Gazmend Vatovci, ka lidhur kontratën me firmën e re “Air Mediterranee”..

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë