Loading…
Ajax-Juventus: Rikujtojmë finalen e CHL më 1996
  • 15/03/2019 | 21:50

Ajax-Juventus: Rikujtojmë finalen e CHL më 1996

Shorti çerek-final i Champions Leagues na ka sjellë disa përballje mjaft interesante. Një ndër to padyshim se është ajo mes Juventusit dhe Ajaxit, transmeton Gazeta Metro.

Sigurisht, Juve ka mundur të kishte ndonjë kundërshtar edhe më të fortë përballë, por potenciali i Ajaxit nuk duhet nënvlerësuar, shkruan koha.mk.

Sidoqoftë, “Zonja e Vjetër” ka kujtime të mira kundër skuadrës holandeze, të cilën e ka dominuar vazhdimisht në duelet direkte. Humbja e fundit e biankonerëve nga Ajaxi daton në vitin e largët 1973, derisa nuk kanë pësuar disfatë në dhjetë përballje. Madje, herën e fundit kur Juve e ka fituar Champions Leaguen ishte takuar në finale pikërisht me Ajaxin, të cilën e mposhti në penallti. Mbetet të shihet nëse do të kenë të njëjtin fat bardhezinjtë ose jo.

Ndeshja e parë do të luhet në Holandë në 9 prill, ndërsa e kthimit në 16 prill.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë