Loading…

Ajetollah i Iranit Khamenei, shfaq hapur racizmin: Hebrenjtë duhen çrrënjosur si virus

  • 22/05/2020 | 11:28

Ajetollah i Iranit Khamenei, shfaq hapur racizmin: Hebrenjtë duhen çrrënjosur si virus

Lideri Suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ali Khamenei, me mëngjes këtë premte renditi një varg sulmesh ndaj perëndimit dhe izraelit që të kujtojnë arsyetimet çnjerëzore të nazistëve ndaj hebrenjve, e kundër lirisë që komunistët i përdornin gjatë luftës së ftohtë. Madje paturpësisht gjatë ditës së Quds, siç e quajnë Jerusalemin, ishte përmendur edhe ‘Zgjidhja Përfundimtare’, jehonë kjo emërimit që nazistët i dhanë gjenocidit ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, transmeton Gazeta Metro.


“Do Zoti, regjimi zionist do të përballet edhe me më shumë probleme në të ardhmen” shkroi Ajteollah Ali Khamenei dhe vazhdoi me në një varg postimesh tjera ku nxiste dhunë e gjenocid në rrjetin social Twitter.

Ali Khamenei vazhdoi me këtë retorikë dhe e mbylli duke kërkuar përpjekjet edhe më duke zgjeruar Xhihadin edhe në territoret Palestineze. Ai madje krahasoi hebrenjtë me koronavirusin që duhet çrrënjosur. Khamenei e lidhi emërimin e sëmundjes që shkakton koronavirusi i ri SARS-CoV-2, Covid me vitin e formimit të shtetit izraelit bashkë në postimin e tij në rrjetin social.

“Disa arsyetojnë se regjimi zionist është realitet me të cilin rajoni duhet ta pranoj. Sot Covid-19 është realitet; a duhet pranuar apo luftuar?! Virusi jetëgjatë i Zionizmit do të çrrënjoset falë vendosmërisë e besimit të rinisë. #Covid1948”.

Khamenei që i prinë krahut konservator në Iran po përballet me kritika brenda vendit për shkak të shtrëngimit të frenave të pushtetit. Pas dështimeve të qeverisë iraniane në muajt e fundit në përballje me epideminë dhe zemërimin e popullatës pas rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë shumica iranian nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Izraeli e konsideron  armikun kryesor shtetin islamik dhe organizatat terroriste të financuara nga regjimi fanatik i Teheranit. Hezbollah, që luftojnë krah regjimit të Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, ka qenë cak i sulmeve ajrore të forcave izraelite muajve të fundit si në Liban dhe Siri. Pas vrasjes nga amerikanët të komandantit të brigadës Quds në Gardën Islamike, Qassem Soleimani, kishte raportime se ka rënie dhe probleme në organizatat e lidhur ame Iranin, pasi ai ishte figurë e respektuar dhe pasardhësit e tij në post nuk e kanë ndikimin e tij. Por, aktivitetet e tyre nuk janë shuar dhe Izraeli nuk i ka ulur vëmendjen, siç ishte dëshmuar me stërvitjet ushtarake në veri të Izraelit dhe sulmet ndaj kampeve të Hezbollah në Siri dhe Liban.

“Këshilla ime kryesore është të vazhdohet kjo përpjekje & të organizohen më mirë organizatat kundër okupacionit bashkëpunim & zgjerim i zonave të Xhihadit brenda territoreve të Palestinës. Të gjithë duhet t’i ndihmojnë luftëtarët palestinezë. Ne me krenari do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë në këtë rrugëtim”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë