Loading…

‘Ajo pjesë e imja vdiq’: A është ky reagim i Loredanës përgjigje ndaj këngës së Mozzik

  • 23/09/2022 | 14:21

‘Ajo pjesë e imja vdiq’: A është ky reagim i Loredanës përgjigje ndaj këngës së Mozzik

“Të dua” titullohet projekti më i ri muzikor i reperit nga Ferizaj, Mozzik.


Teksti i kësaj kënge flet për distancën me vajzën, mallin e raportin edhe me ish-gruan, Loredana Zefi.

Pas publikimit të këngës fansat kanë vërejtur një postim të ish-gruas së Mozzikit në Instagram, e që e kanë cilësuar si përgjigje indirekte nga Lori disa orë pas publikimit të projektit muzikor.

Ajo në InstaStory ka publikuar një pjesë të tekstit të të këngës “Emotionally scarred” nga Lil Baby.

“Nuk kam asgjë kundër teje, ne jemi njerëz, të gjithë kemi probleme. Por jam e lodhur duke qenë e lodhur nga të qenurit e lodhur .Ajo pjesë e imja vdiq. E shoh, më pas jo, bëj sikur jam e verbër”, thuhet në pjesën e tekstit që ndau Loredana.

Se a është kjo rastësi apo një përgjigje nga ana e reperes mbetet të shihet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë