Loading…

Ajo po martohet, ndërsa të ftuarit drejt falimentimit: Kjo është lista e dhuratave që Paris Hilton ua dha mysafirëve për dasmë

  • 25/10/2021 | 17:30

Ajo po martohet, ndërsa të ftuarit drejt falimentimit: Kjo është lista e dhuratave që Paris Hilton ua dha mysafirëve për dasmë

Pavarësisht pasurisë së saj të madhe, Paris Hilton ka përpiluar një listë me dhurata që dëshiron të marrë nga të ftuarit që do t’i ftojë në dasmën e saj, data e të cilëve po afron, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo, edhe këto dhurata do të duhet të kënaqin shijen e saj të shkëlqyer, ndaj lista ka dhurata me vlerë më shumë se 50 mijë euro. Ndër të tjera, në listë janë artikujt e kristaltë për shtëpinë, një kornizë fotografish argjendi “Buchelati” me vlerë më shumë se 2600 euro, më pas një shandan i çmuar në formën e një llambë që kushton rreth 1000 euro, si dhe një figurë kristali ariu me vlerë mbi 3000 euro.

Trashëgimtarja e pasur dëshiron ta pajisë kuzhinën e saj me një tabaka me arra me vlerë 800 euro, një tas kristali për kaviar që kushton 850 euro, si dhe një gotë shampanjë “Baccarat” me vlerë më shumë se 800 euro.

Në listën e Parisit përfshihen edhe tetë komplete pjatash “Hermes” Mosaique Au 24 Platinium, me një vlerë totale prej më shumë se 6000 euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë