Loading…

Ajo që pritej: Kundërshtohet Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e duan të parin ‘simpatizantët’

  • 06/02/2021 | 12:04

Ajo që pritej: Kundërshtohet Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e duan të parin ‘simpatizantët’

Grafite që shfaqin Glauk Konjufcën, nënkryetarin e VV-së, si numrin 1 janë shfaqur të shtunën në Prishtinë.

Emri i tij është parë afër atij të Vjosa Osmanit në të paktën dy grafitet që ka parë KOHA, derisa emri i Osmanit është “kundërshtuar” me vizë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë KOHËS se nuk kanë ndonjë informacion rreth tyre.

Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që kur janë caktuar zgjedhjet. Lideri i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të deklarojë se do t’i prijë listës zgjedhore, derisa KQZ-ja nuk e ka certifikuar si kandidat. Osmani është kandidate për presidente të vendit në listën e VV-së.

VV-ja ka refuzuar vazhdimisht të bëjë rirenditjen e kandidatëve, derisa Osmani është numër 2 në listë dhe Konjufca 3.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë