Ndotja e ajrit në Prishtinë po vlerësohet të jetë në nivele alarmante, me përmasa të helmimit. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë organizuar sot një aktivitet vetëdijësues për këtë problematikë.
Është organizata Peer Educators Network (PEN) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, të cilët filluan kampanjën qysh në orët e mëngjesit në sheshin Nënë Terezë dhe do të vazhdojë deri në orët e pasditës.
Ndërsa Trim Ilazi menaxheri i projekti ” Making Sense”, tha se ndotja e ajrit është më e lartë se 5 herë nga normalja.
Gjatë orës 10:00 të mëngjesit ndotja e ajrit është 120 mikrogram për metër kub dhe se vlera normale është deri 25 mikrogam për metër kub, transmeton gazetametro.net.
Kukllat me maska duke mbajtur mbishkrime janë përdorur për të treguar se si ndikon ndotja e ajrit në shëndetin e njeriut.
Gjatë këtij aktiviteti qytetarëve po iu ofrohet nga një maskë, gjithashtu ata po plotësojnë edhe nga një pytësor, të cilët do të nxjerrin si përfundim njohurit e qytetarit rreth kësaj ndotje.
Përmes pytësorëve të plotësuar, pritet qe te jepet një hartë se cialt vende janë më të ndotura në qytetin e Prishtinës.
Gjithashtu qytetarëve po u jepet nga një farë për të mbjellur nga nja pemë që do të ndihmonte në pastrimin e ajrit.
Ndërsa Trim Ilazi menaxheri i projekti “Making Sense”, për gazetë Metro tha se ky projekt ka për synim me i vetëdijësu qytetarët për mjedisin që i rrethon për cilësisë së ajrit përmes paisjeve inovative që u mundëson qytetarëve të bëjnë matje në mjedisin ku ata jetojnë./gazetametro.net