Loading…

AKB i drejtohet Bankës Botërore: Problemet me rrymë rëndojnë investimet e huaja në Kosovë

  • 05/08/2019 | 10:53

AKB i drejtohet Bankës Botërore: Problemet me rrymë rëndojnë investimet e huaja në Kosovë

Javën që po lëmë pas, në zyrat e Aleancës Kosovare të Bizneseve, nënkryetari i saj, Suat Berisha, priti në takim pune përfaqësues të Bankës Botërore të kryesuar nga Guilia Maria Stecchi për të diskutuar mbi klimën e investimeve në Kosovë, dhe të arriturat e vendit në lehtësimin e të bërit biznes, shkruan Gazeta Metro.

Z. Berisha i njoftoi të pranishmit se Kosova sipas Bankës Botërore ka bërë progres në rangimin e ‘të bërit biznes’ (doing business), shikuar në procedurat për regjistrimin e një biznesi, mirëpo, përkundër këtij progresi, Kosova ka pothuaj “zero” investime të huaja, që nga përfundimi i luftës e këndej.

Sipas z. Berisha, ndër problemet kryesore për mungesë të investimeve vazhdojnë të jenë problemet në sektorin e energjisë elektrike, mungesa e mbështetjes institucinale dhe lehtësirave për investime të huaja dhe procedurat stërzgjatura burokratike për realizimin e investimeve të huaja.

Ndryshe, problemet me furnizim me energji elektrike janë përmendur disa herë nga organizatat e bizneseve, si ndër problemet kryesore të të bërit biznes në Kosovë. Raporte të USAID theksojnë për humbje vjetore mbi 300 milion euroshe të bizneseve, të shkaktuara nga mungesa e energjisë elektrike në Kosovë.

Dy dekadat që po lëmë pas, Kosova, vendi i tretë në Evropë për nga rezervat e qymyrit, ka dështuar të ofrojë kapacitete të mjaftueshme energjetike për të përkrahur zhvillimin dhe furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Pronari i kompanisë ‘Meka’, Burim Piraj, për ditoren Epoka e Re, ka thënë se është e cuditshme se për dy dekada nuk është arritur të përfillet zëri biznesor, duke filluar nga problemet me energji, papunësia dhe migrimi.

‘Në vazhdimësi odat e afarizmit i kanë parashtruar problemet e të cilat ballafaqohet biznesi me vite, por, për cudi, të njejtat probleme janë bartur nga një qeveri te tjetra, për të arritur në atë pikë që Kosova të jetë destinacioni i fundit për investitorët’, thekson z. Piraj.

‘Paramendojeni kur tërë këto qeveri për dy dekada nuk kanë arritur të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike’, thekson ai tutje për gazetën Epoka e Re.

Ndryshe, pas mbylljes së termocentralit Kosova A dhe në mungesë të termocentralit të ri dhe kapaciteteve të reja energjetike të energjisë së ripërtrishme, Kosova mund të ballafaqohet me mungesë të dukshme të energjisë elektrike, përkundër të qenit vendi i tretë për nga rezervat e qymyrit në Evropë.

Mungesa e energjisë elektrike do të ndikojë dukshëm edhe në furnizimin e rregullt me rrymë për konsumatorë shtëpiak dhe biznese, si dhe në zvogëlimin e investimeve të huaja në vend, duke qenë se pa rrymë, nuk mund të bëhet biznes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë