Loading…

AKB-ja i propozon Qeverisë se si mund të ulet çmimi i derivateve të naftës

  • 13/06/2022 | 08:19

AKB-ja i propozon Qeverisë se si mund të ulet çmimi i derivateve të naftës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në një intervistë për Ekonomia Online i ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendojë akcizën për derivatet e naftës.


Sipas tij, kjo do të ndikonte që një litër të shitet më shumë se 35 cent më lirë.

Ai thotë se ka kërkuar që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2% për kurse mazha për shitje me pakicë të jetë rreth 10%.

“Kosova duhet të merr shembuj të mirë të shteteve të ndryshme për tejkalimin e krizës pas shtrenjtimit të energjisë, derivateve dhe të gjitha artikujt ushqimor. AKB-ja i propozon Qeverisë që përkohësisht deri në fund të verës të suspendon akcizën në derivate e cila do të ndihmon më shumë se 35 cent për çdo litër për çdo qytetar pavarësisht a është ai subjekt ekonomik apo subjekt individual”.

“Qeveria nuk mund të kërkojë uljen e fitimit, ata nuk mund të punojnë në humbje dhe në rast se ata detyrohen të punojnë sipas kërkesës së uljes së mazhës në përqindje të ultë, ata do të rrezikojnë që tregu të mbetet pa furnizim të derivateve. Ne si AKB i kërkojmë Qeverisë që mazha për import dhe shitje të derivateve të naftës të jetë së paku 2 për qind kurse mazha për shitje me pakicë të jetë përafërsisht rreth 10 për qind”.

Tutje ka shtuar që lirimi i përkohshëm nga akciza do të rimburësohet nga rritja e çmimeve nga TVSh-ja dhe Dogana, raporton EO.

Shahini thotë se është antikushtetues të kërkohet ndërhyrja në përcaktimin e mazhës, por Qeveria mund të marrë masa të tjera sic kanë bërë shumë shtete, duke i liruar qytetarët nga taksat dhe akciza.

“Kjo do të rimburësohet nga rritja e çmimeve nga TVSh-ja dhe dogana. Sipas analizave tona mbi 25 cent janë më shumë mjete të hyra për litër të planifikuara nga doganat dhe akciza, prandaj në këtë moment shteti dhe buxheti i saj nuk do të humb asgjë, do t’i merr të hyrat e planifikuara, këto të hyra janë të paplanifikuara, rritja e çmimit të derivateve, prandaj Qeveria duhet të reflektojë pozitivisht. Nëse do të hiqet akciza do të ishte e mjaftueshme që përkohësisht të mbulohen nga TVSh dhe dogana humbjet e akcizës. Në rast se kemi buxhet shtesë, edhe TVSh-ja të hiqet kjo do të ndikojë shumë më shumë në rritjen e mirëqenies tek te gjithë qytetarët për arsye se kriza i ka prek të gjithë”.

“Qeveria vazhdimisht bizneseve po u kërkon uljen e mazhës, ndërsa vet nuk po reflekton, asgjë nuk po ndërmerr. Është antikushtetues të kërkohet ndërhyrja në përcaktimin e mazhës, është e garantuar me Kushtetutë, por nuk është antikushtetuese që shteti, Qeveria e vendit të lirojë përkohësisht nga akciza qytetarët e vet, siç është Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, dhe së fundmi Hungaria, i cili është çmimi më i lirë në Evropë me më së paku 22 cent, pikëshit për shkak se i ka liruar qytetarët e vet nga taksat dhe nga akciza për tejkalimin e krizës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë