Loading…

AKB paraqet pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike

  • 09/07/2019 | 08:39

AKB paraqet pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon sot konferencën për media lidhur me pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike.

Gjatë këtij takimi do të marrin pjesë përfaqësues të KEDS/KESCO dhe përfaqësuesit e sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor me qëllim të diskutimit lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve për një dekadë e gjysmë, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimet, rreth problemeve të komunitetit të biznesit me energjinë elektrike.

Ky reagim i bizneseve është i lidhur me Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, maxigrafi, mungesa e energjisë dhe detyrimi i dhurimit të Trafove duke i kaluar në pronësi të KEDS-it si dhe për mungesë e furnizim të pamjaftueshëm të bizneseve , por edhe të qytetarëve, me energji elektrike, si dhe dëmet e shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka njoftuar dhe ka dërguar shkresë zyrtare tek të gjithë përfaqësuesit e institucionet përkatëse në Kosovë se është koha e fundit që të ndërmerren veprime konkrete në lidhje me keqpërdorimet nga ana e KEDS-it që janë duke u rritur dita në ditë në këto fusha.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë