Loading…

AKI deklarohet për arrestimin e ish-punonjësit nën dyshimet për zbulimin e informacioneve që rrezikuan sigurinë e vendit 

  • 21/10/2021 | 16:24

AKI deklarohet për arrestimin e ish-punonjësit nën dyshimet për zbulimin e informacioneve që rrezikuan sigurinë e vendit 

Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot për arrestimin e një ish-punonjësi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimet për zbulimin e informacioneve që kanë rrezikuar sigurinë e vendit. Bëhet fjalë për personin me inicialet M.K.


Pas njoftimit të Prokurorisë, për arrestimin e M.K., është deklaruar edhe AKI.

Duke fikonfimuar arrestimin e M.K., AKI njofton se “në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent”.

Njoftimi i plotë i AKI-së:

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) konfirmon njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më datën 21.10.2021 lidhur me arrestimin e personit M.K.

AKI, në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent.

Pavarësisht se nga kush cenohet siguria e Republikës së Kosovës, AKI mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit dhe kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përmbushjen e detyrave në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë