Loading…

Akil Gjakova kualifikohet në raundin e tretë, mposht xhudistin rus

  • 12/01/2021 | 11:44

Akil Gjakova kualifikohet në raundin e tretë, mposht xhudistin rus

Xhudisti jonë Akil Gjakova ka siguruar fitoren në raundin e dytë ndaj rusit, Denis Iartcev.


Gjakova ishte më i mirë që nga fillimi dhe fitoi me ippon në ndeshjen, e vlefshme Masterin e Dohas në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në raundin e radhës, Gjakova do përballet me xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov.

Kjo është mundësi tjetër e madhe për Kosovën, në rast që edhe Akili siguron medalje, ngase dje u fituan tri medalje, pra një e artë nga Distria Krasniqi dhe dy të bronzta nga Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Ndërkohë, kujtojmë se nesër në Masterin e Dohas do të jetë edhe Loriana Kuka.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë