Loading…

AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

  • 28/06/2021 | 11:29

AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.


Sipas njoftimit, deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar dhe 01 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021, duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve publike të Kosovës. Deklarim i pasurisë nga ana e subjekteve deklaruese është bërë në mënyrë elektronike.

“Paralelisht me deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, gjatë këtij viti, AKK ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve. Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese, për çdo shqetësim eventual, lidhur me vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, ose në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme teknike që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë. Për të gjitha informatat dhe regjistrat e deklarimit të pasurisë, ju lutemi vizitoni web faqen e Agjencisë kundër Korrupsionit në adresën www.akk-ks.org”, thuhet në njoftimin e AKK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë