Loading…

AKK thotë se ka marrë seriozisht vërejtjet e Raportit të Progresit

  • 19/11/2016 | 13:53

AKK thotë se ka marrë seriozisht vërejtjet e Raportit të Progresit

Korrupsioni, ndërhyrjet dhe emërimet politike, mos kryerja e detyrave të marra nga raporti i kaluar si dhe vazhdimi kontrabandës, janë disa nga problemet e evidentuara në Raportin e Progres, ku flitet për fushën e ekonomisë.

Raporti ka dhënë edhe disa rekomandime për Autoritetin Kosovar i Konkurrencës (AKK), institucion ky i cili duhet të krijoj ambient të favorshëm dhe bazë ligjore për funksionim të barabartë të veprimtarive të ndryshme biznesore.

Raporti nxjerr në pah se Kosova është në një fazë të hershme në fushën e konkurrencës. Sipas raportit ka pasur dhe përparime në këtë fushë, siç është emërimi i anëtarëve të bordit të këtij institucioni, por nuk përjashtohen sfidat me të cilat ballafaqohet AKK-ja, siç janë kapacitetet për hetimet dhe vendimmarrjet.

Vlerësimi i raportit, është pranuar edhe nga kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, i cili për KosovaPress, ka pranuar se ky institucion përballet me sfida, si mungesa e legjislacionit, për të cilin thotë se është në fazë të hartimit të akteve nënligjore.
“Ne kemi filluar hartimin e akteve nënligjore. Kemi marrë vendim për t’i hartuar 6 akte, nga këto 6 ne i kemi 2 të përfunduara dhe të tretën jemi duke e përfunduar dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të përfundojmë. Kjo e treta është shumë e rëndësishme dhe në përputhje me rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian, rregullorja për hetime… Njëherësh tre pikat kryesore që duhet t’i kemi në konsideratë sipas raportit, janë që duhet të sigurohet që ligji për mbrojtjen e konkurrencës të jetë i zbatueshëm dhe efektiv. Na kanë thënë drejtë se duhet me zbatua ligjin dhe me bërë hetime dhe me pa se ku po bëhet çrregullimi i konkurrencës dhe ku po bëhen monopolet”, tha Prestreshi.

Po ashtu ky autoritet sipas raportit, duhet të miratojë ligjin për ndihmat shtetërore dhe ta harmonizojë legjislacionin sekondar të këtij ligji. Ligj ky i cili tashmë ka kaluar në Kuvend në lexim të parë dhe pritet që deri në fund të vitit sipas Prestershit të aprovohet.

Sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, që hyri në fuqi më 1 prill të këtij viti, raporti thotë se po bëhen reforma të caktuara dhe se marrëveshja do të lehtësojë zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe se pjesa më e madhe e krijimit të një konkurrence të mirëfilltë, është e lidhur ngushtë edhe me punën e AKK-së.

“MSA është shumë e rëndësishme për AKK, sepse kjo marrëveshje potencon çështjen se të gjitha ndërmarrjet pa marrë parasysh a janë publike a private duhet t’i nënshtrohen ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Nuk mundet me shku më ajo puna, unë jam ndërmarrje publike edhe unë kam të drejtë me zhvillu veprimtarinë ekonomike se jam e shtetit“, tha Prestreshi.

Kosova gjithashtu sipas raportit në fjalë, është në një fazë të hershme në zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut.

Ndërsa janë bërë disa përparime, sidomos në mbështetjen e bizneseve të orientuara nga eksporti.

Mirëpo deficiti i vazhdueshëm tregtar, reflekton një bazë të dobët të prodhimit dhe aftësisë konkurruese të dobët ndërkombëtare.

Edhe pse i njeh disa përparime të bëra në krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesor, sipas raportit, avancimi i tij pengohet nga një administratë e dobët, e papërgjegjshme dhe një infrastrukturë e pazhvilluar, sidomos një furnizim jo i besueshëm i energjisë elektrike.

“Duke vazhduar me sundimin e dobët të ligjit, korrupsionin, ekonominë e përhapur joformale dhe rezultate të dobëta të arsimit. “Kapaciteti shumë i dobët institucional për të zbatuar ligjin, e kombinuar me korrupsionin e përhapur, vazhdon të ndikojë negativisht në mjedisin e biznesit. Sistemi gjyqësor vuan nga qasja e dobët, jo efikasitet dhe vonesa. Nuk ka pasur progres në zhvillimin e kapaciteteve institucionale, për të kontrolluar ndihmën shtetërore dhe subvencionet, të cilat janë ende duke u dhënë pa një strategji dhe vlerësim të duhur”, thuhet në raport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë