Loading…

Akoma ekziston pabarazia

  • 10/12/2016 | 15:48

Akoma ekziston pabarazia

Gratë në Kosovë ende përballen me paragjykime e stereotype gjinore, mirëpo sot janë në një pozitë më të mirë se që kanë qenë dje.


Në kuvendin vjetor të 14-të të anëtarëve të Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, është prezantuar edhe raporti vjetor i punës së kësaj organizate.

Ariana Qosaj-Mustafa, kryetarje e Bordit të RrGGK, ka thënë se barazia gjinore ka përjetuar përmirësime ndër vite por gratë e dinë sa vështirë është të bëhen ndryshime.

“Kjo nuk do të thotë se ne jemi mirë, barazia gjinore edhe pse ka përjetua disa përmirësime nëpër vite, besoj që ende ekziston jo-barazia. Ajo është shumë prezentë, ndoshta pak më pak më e sofistikuar edhe më e fshehur. E dinë edhe gratë në vendimmarrje të cilat kanë pasur përvojë të ballafaqohen në procesin e vendimmarrjes se sa vështirë është të bëhen ndryshime dhe sa shpesh është vështirë të aceptohet roli i grave në këto procese “, ka thënë Qosaj-Mustafa.

Ndërsa, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se çështja e Stabilizim Asocimit është një proces tipik për barazinë gjinore në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Ndryshime të cilat nuk duken menjëherë, por duhet të jenë objektiva afatgjate për të parë se si ndryshimet mund të zhvillohen dhe të balancohen në një shoqëri të barabartë në të ardhmen.”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ish-presidentja Atifete Jahjaga, vlerësoi gjendjen aktuale në Kosovë si më të mirë se dje, mirëpo, sipas saj, kjo nuk është gjendja në të cilën realisht duhet të jemi.

“Ju jeni shembulli më i mirë për rininë tonë dhe çdo ditë ju dëshmoni se me punë, me besim dhe me shumë zell tej kalohen të gjitha barrierat. Disa nga ju kanë ndërtuar strehimore për viktimat e dhunës, disa nga ju u ka ndihmuar grave të kenë qasje në shëndetësi, në arsim e mbi të gjitha të kenë qasje në tregun e punës. Ju keni ndihmuar mijëra gra të qëndrojnë sërish në këmbët e tyre, të bëhen serish të zonjat të vetes dhe të shërbejnë si një shtylle tmerrësisht e rëndësishme për një familje të shëndoshë. Sot jemi në një pozitë më të mirë se që kemi qenë dje, por nuk kemi arrite ende aty ku ne dëshirojmë të jemi, se ku duhet të jemi”, ka thënë ish-presidentja.

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë