Loading…

AKP-ja rrezikon të mbetet pa objekt

  • 03/03/2017 | 21:09

AKP-ja rrezikon të mbetet pa objekt

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) i gjeti vend Policisë së Kosovës, por nuk po arrin të gjejë një vend për vete.


AKP’së i është dhënë afat nga Komuna e Prishtinës që brenda këtij muaji, të largohet nga prona komunale, pasi aty plani është që të ndërtohet parku dhe një treg, raporton KTV.

“Ne i kemi dërguar shkresë që në këtë periudhë duhet të lirohet objekti. AKP ka dërguar përgjigjen që objekti lirohet në mars të këtij viti, kështu që po presim që të lirohet në fund të këtij muaji”, ka thënë shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Fitore Pacolli.

E në AKP përpos pritjes nuk e kanë as më të voglin informacion se çfarë do të ndodh me fatin e tyre.

“Kjo është një çështje akoma e hapur dhe e pazgjidhur. Kemi biseduar në vazhdimësi me qeverinë dhe komunën dhe në momentin që do të gjejmë një objekt të përshtatshëm për akomodim të Agjencisë, atëherë do ta lirojmë objektin për nevoja të komunës”, ka thënë Ylli Kaloshi nga AKP-ja.

E në anën tjetër Ministria e Administratës Publike thotë të mos ketë asnjë informacion për ngjarjen, mirëpo, dokumentet e flasin të kundërtën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë