Loading…

AKR del kundër AAK’së: Më mirë investime në ekonomi, sesa 1 miliard për Autostradën e Dukagjinit

  • 17/07/2019 | 10:52

AKR del kundër AAK’së: Më mirë investime në ekonomi, sesa 1 miliard për Autostradën e Dukagjinit

Edhe partia e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, është kundër projektit për ndërtimin e një autostrade në Dukagjin, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se “më mirë do të ishte që të investohej në zhvillim ekonomik në Dukagjin, sesa në asfalt”.

Ndërtimi i kësaj autostrade, sipas Matoshit, “do të kushtojë rreth 1 miliard euro”.

“Ka nevojë dikush, një institucion, ndoshta pak më i pavarur, pak më profesional, pak më kredibil, të vlerësojë a kemi nevojë për autostradë të Dukagjinit”, ka deklaruar ai në televizionin T7.

“Nëse ka nevojë, cila është arsyeja, cilat janë përfitimet që do t’i kenë qytetarët, cilat janë dëmet që mund t’i kenë ata prej saj”, ka thënë më tej ai.

“Duhet të bëhet një tip studimi, të cilin pastaj duhet ta aprovojmë si subjekte politike”, është shprehur Matoshi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë