Loading…

AKR i bashkohet koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA?

  • 15/11/2016 | 20:02

AKR i bashkohet koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA?

Boshtit opozitar AAK-NISMA shumë shpejt pritet t’i shtohet edhe Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit. Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se tashme liderët e këtyre tri partive janë takuar dhe është arritur një pajtueshmëri qe këtij koalicioni t’i bashkohet edhe AKR.

Aktualisht ‘Indeksonline’, merr vesh negociatat po zhvillohen në nivel me të ulët, pra të grupeve punuese,  ku po diskutohet lidhur me mënyrat e ndarjes se listës për kandidatët për deputetë.

Sipas burimeve brenda partive në fjalë, koalicioni do të mund të zyrtarizohet shumë shpejt, nëse vendoset të shkohet në zgjedhjet brenda 45 ditë në zgjedhje. Ndërsa, nëse zgjedhjet nuk mbahen brenda kësaj periudhe, atëherë do mund të shtyhej arritja e ujdisë përfundimtare.

Vet krerët e këtij koalicioni, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë deklaruar se do të mirëprisnin AKR-në, në këtë bllok opozitar. Sipas tyre, koalicioni parazgjedhor AAK-NISMA është i hapur për secilin subjekt, përfshire edhe për AKR-në.

Ditë më parë një zyrtar i AKR-së pati përjashtuar mundësinë qe kjo parti të bëjë koalicione parazgjedhore, por rritja e zërave për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme mund të kenë ndikuar qe AKR të ndryshojë qëndrimin dhe të mendoje idenë e koalicioni parazgjedhor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë