Loading…

AKR’ja kërcënim direkt ndaj Haradinajt: Largohemi nga Qeveria

  • 02/04/2018 | 22:20

AKR’ja kërcënim direkt ndaj Haradinajt: Largohemi nga Qeveria

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka reaguar ndaj partiakut të tij, Jetlir Zyberaj, i cili është edhe këshilltar i familjarit të këtij të parit në Ministrinë e Jashtme.


Rrahim Pacolli ka thënë se AKR’ja nuk e pranon shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj, shkruan gazetametro.net.

“AKR nuk ka pranuar kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re”, ka thënë Pacolli.

Ndërkohë, ai e ka ‘kërcënuar’ kryeministrin Ramush Haradinaj duke i thënë se nëse vendos të shkarkohet ministri i AKR’së, kjo parti do të dalë nga koalicioni.

“I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës”, ka shtuar ai.

Ndryshe, përplasjet brenda AKR’së ishin prezente edhe në kohën kur u krijua koalicioni me PAN’in./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë