Një vetaksident me fatalitet ka ndodhë sot herët në mëngjes në dalje të Prishtinës në drejtim të Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Metron e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa viktima është një 36 vjeçar
Në momentin e aksidentit lëndime kishin marrë të dy të pranishmit në veturë, por A.Q nuk kishte arritë të u mbijetonte lëndimeve trupore nga ky vetaksident.
Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipet mjekësore.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: – A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit ësjtë dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Piolicisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./gazetametro.net