Loading…

Aksident fatal në Rrugën e Kombit: Vdes një grua

  • 15/01/2022 | 11:56

Aksident fatal në Rrugën e Kombit: Vdes një grua

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Kombit, mëngjesin e sotëm. Viktimë ka mbetur një grua dhe janë plagosur dy të tjerë.


Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit. Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B. Ll, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, J.L.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Gj. Ll, 65 vjeçe, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë