Loading…

Aksident fatal në Suharekë: Një viktimë dhe tre të lënduar

  • 02/10/2021 | 22:44

Aksident fatal në Suharekë: Një viktimë dhe tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident , rreth orës 21:32 minuta në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në dalje të Suharekës.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura .

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë