Loading…

Aksident fatal në Vushtrri: Humb jetën një femër, 6 të tjerë të lënduar

  • 15/05/2017 | 10:23

Aksident fatal në Vushtrri: Humb jetën një femër, 6 të tjerë të lënduar

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 22:42 të datës 14 maj 2017.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë viktima E. Z. 50 vjeçare, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe gjashtë persona tjerë të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Vushtrri, janë dërguar për në QKU.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të automjetit të llojit Citroen i cili ka kaluar në shiritin e majtë në drejtim të kundërt, me ç’rast është ndeshur me automjetin e llojit Passat. Trupin i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë