Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prizrenit, ku janë përfishirë dy vetura dhe një çiklist.
Aksidenti ka ndodhur në sheshin “Alia Izetbegovic”, në qendër të qytetit dhe në vndngjarje kanë dalë edhe Policia e Kosovës, raporton gazetametro.net.
Fotografitë tregojnë se veturat e përfshira në aksident janë, njëra e institucionit mikrofinanciar “Finca” dhe tjetra e auto-shkollës “Getorari”.
Personi që ka qenë në biçikletë, një i moshuar, sipas dëshmitarëve, thuhet të jetë lënduar, dhe është transferuar në spitalin rajonal të Prizrenit. /gazetametro.net