Loading…

Aksident i rëndë në autostradën ‘Arben Xhaferi’, vdes një 9 vjeçare

  • 02/01/2022 | 10:16

Aksident i rëndë në autostradën ‘Arben Xhaferi’, vdes një 9 vjeçare

Një 9 vjeçare ka vdekur mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti që ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00 në autostradën “Arben Xhaferi” në segmentin Prishtinë-Lipjan.


Rasti është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, Ii cili ka bërë të ditur se lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”, ka thënë ai.

Hoxha tutje ka bërë të ditur se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje lidhur me këtë rast.

Në fund, ai ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë