Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Tomoc të Istogut, shkruam Gazeta Metro.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës 13:30, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për Gazeta Metro.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Tomoc- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova./gazetametro.net