Loading…

Aksident i rëndë në Klinë: Vdes 18 vjeçari që po udhëtonte me motor

  • 02/11/2019 | 21:41

Aksident i rëndë në Klinë: Vdes 18 vjeçari që po udhëtonte me motor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Zajm të komunës së Klinës, ku një veturë ka goditur për vdekje një 18 vjeçarë i cili po ngiste motoçikletën, transmeton Gazeta Metro.


Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti “Jeep”dhe një motoçiklete, nga ky aksident ka pësuar 18 vjeçari, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Pejës, por fatkeqësisht aty është konfirmua që s’ka shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në fshatin Zajm të komunës së Klinës. Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti “Jeep” dhe një motoçiklete, nga ky aksident ka pësuar, personi i lindur në vitin 2001. I njëjti është bartë menjëherë për në Spitalin Rajonal në Pejë, sepse ka dhënë shenja jete por në spital ka arritur pa shenja jete”, tha Ibra

Ibra shtoj se shoferi i  veturës është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë