Loading…

Aksident i rëndë në Llabjan: Vdes një person

  • 12/06/2019 | 16:55

Aksident i rëndë në Llabjan: Vdes një person

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, rreth orës 13:30 minuta, dyshohet të ketë ndodhur një vetaksident me fatalitet, si pasojë e të cilit drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, transmeton Gazeta Metro.


Dyshohet se në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49-vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e tipit VW Sharan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vetaksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë.

I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë