Loading…

Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura godet një motoçikletë: Policia jep detaje

  • 09/07/2020 | 17:04

Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura godet një motoçikletë: Policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, derisa një veturë dhe një motoçikletë kanë qenë të përfshira në këtë aksident, shkruan Gazeta Metro. 


Rastin për Metron e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

”Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Metron.

Lexues të Metros kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në vendin e aksidentit ka pasur edhe ambulancë e njësi policore.

Më poshtë keni video dhe fotografi nga vendi i aksidentit, që ka ndodhur në Kodrën e Diellit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë