Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.
Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.