Loading…

Shqipëri: Aksident i rëndë, pesë të plagosur

  • 04/05/2017 | 20:10

Shqipëri: Aksident i rëndë, pesë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.


Policia lokale bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të vjetrën të qytetit të Bulqizës, ku një makinë Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në livadh.

Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin përgjatë këtij segmenti, ku dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, shkruan lapsi.al.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia ku dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e personave nga makina. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës. Sipas mjekëve të këtij spitali, pesë personat e plagosur, tre prej të cilëve fëmijë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë