Loading…

Aksident i rëndë trafiku në Klinë, dy të vdekur

  • 26/12/2021 | 19:43

Aksident i rëndë trafiku në Klinë, dy të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur disa minuta më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku si pasojë kanë vdekur dy persona, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dy persona kanë vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

“Rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona të lënduar që janë nisur për në Spitalin Rajonal në Pejë, kanë arritur në spital fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Aksidenti ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Zajm të Klinës./gazetametron.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë