Një aksident me një të viktimë ka ndodhur në periferi të Durrësit, mbrëmjen e sotme.
Viktima ka mbetur E.Xh. 25 vjeç dhe është plagosur Xh.B.23 vjeç, të dy banues në Karec.
Rreth orës 21:30, në Maminas, E. B., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë, me drejtues shtetasin E.Xh. 25 vjec, dhe pasagjer Xh.B. 23 vjec.
Fatkeqësisht, drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa pasagjeri i motorçiketës ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ndodhet në ambientet e Komisariatin e Durrësit, dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.