Loading…

Aksident i tmerrshëm në Gostivar: BMW bie në humnerë 200 metra

  • 01/05/2017 | 10:54

Aksident i tmerrshëm në Gostivar: BMW bie në humnerë 200 metra
Foto ilustruese

Një person ka pësuar lëndime të rënda natën e kaluar, pasi vetura e tij ka dalë nga rruga lokale Kunovë – Belovishte e Gostivarit dhe ka rënë në humnerë.


Sipas informatave paraprake nga policia, i lënduari ishte në gjendje të rëndë dhe është transportuar në klinikën e Shkupit, transmeton gazetametro.net.

Policia në Tetovë ka konfirmuar aksidentin duke bërë të ditur një BMW X5 për shkaqe të panjohura derisa po shkonte në drejtim të fshatit Belovishte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë mbi 200 metra të thellë.

Automjeti u rrokullis disa herë derisa u ndalua në një pemë në humnerë. I lënduari në gjendje të rëndë është fillimisht në qendrën emergjente në Gostivar, e më pas është transportuar për në Shkup.

Ende nuk dihet nëse ka pasur edhe persona të tjerë në automjet, apo në të ishte vetëm drejtuesi i veturës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë