Loading…

Aksident komunikacioni në Dollc të Klinës

  • 10/12/2016 | 17:41

Aksident komunikacioni në Dollc të Klinës

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë janë ndeshur një veturë dhe një kamion.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një kamion, nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë zyrtarët policor, për të mësuar nëse në aksident ka pasur të lënduar.

Pjesa e aksit rrugor Prishtinë – Pejë, në fshatin Dollc është më e rrezikshmja, pasi ndodhin aksidente të shpeshta, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me gjendjen e rrugës dhe kushtet atmosferike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë