Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar, transmeton Gazeta Metro.
Në aksident e ndodhur rreth orës 10:00 janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ndërsa i lënduari ka marrë ndihmë mjekësore.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana./gazetametro.net