Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çasteve në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë. Aty, përveç që janë përplasur veturat, pak çaste më vonë, kanë pësuar mjaft keq edhe Policia e Kosovës.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur si pasojë e mos funksionimit të semaforëve dhe si pasojë e pa kujdesisë së ngasësve prezent në trafik, njofton Klan Kosova.
Aty një veturë e tipit Golf u përplas me një të tipit BMW, por pas kësaj ka pasuar dhe një aksident tjetër.
Ata që pësuan aksident janë Policia e Kosovës, të cilët arritën për procedurat e mëtejme të aksidentit të parë.
Siç shihen në fotografi, policia arritën aksidentin e parë që ndodhi, por u aksidentuan vet pikërisht në vendin e ngjarjes ku dhe ishin ftuar.