Loading…

Aksident në Graçanicë, një person në gjendje të rëndë

  • 28/10/2019 | 12:34

Aksident në Graçanicë, një person në gjendje të rëndë

Një person (shtetas serb) ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti gjatë ditës së djeshme në Graçanicë, shkruan Gazeta Metro.


Ky aksident ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së një personi që po drejtonte autobusin i cili ka goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar autobusin nga pakujdesia godet viktimën mashkull K-Serb, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë