Loading…

Aksident në Itali, lëndohet çifti shqiptar dhe foshnja shtatëmuajshe

  • 10/06/2017 | 08:31

Aksident në Itali, lëndohet çifti shqiptar dhe foshnja shtatëmuajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një çift shqiptarësh janë përfshirë në një aksident të rëndë në San Chiaffredo di Busca në Cuneo, Itali.


Mësohet se bashkë me çiftin udhëtonte edhe foshnja e tyre vetën shtatëmuajsh.

Sipas mediave italiane, një makinë që vinte nga e majta iu ka rënë ndesh dy veturave, njëra prej të cilave ka përfunduar jashtë rrugë dhe e përmbysur në njërën anë, shkruan albeu.

Katër persona kanë mbetur të plagosur, një grua italiane dhe një çift shqiptaresh me djalin shtatëmuajsh. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar forcat e policisë rrugore, ambulanca e ndihmës së shpejtë si dhe zjarrfikëset.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë