Loading…
Aksident në magjistralen Prishtinë-Vushtrri: Lëndohet një femër
  • 18/07/2019 | 19:07

Aksident në magjistralen Prishtinë-Vushtrri: Lëndohet një femër

Një femër ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Vushtrri.


Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në fshatin Stanovc, rruga Prishtinë-Vushtrri në ora 11:45 ka ndodh një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura dhe një femër është lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bërë lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, që ka për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë