Loading…

Aksident në rrugën Malishevë-Rahovec, tre persona të lënduar

  • 14/10/2021 | 18:49

Aksident në rrugën Malishevë-Rahovec, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec.


Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se dy prej personave të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa personi i tretë është duke u mjekuar në spitalin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 14:00 ne aksin rrugor Malishevë – Rahovec ne vendin e quajtur “Rrasat e Rahovecit” deri sa vozitësi tani i dyshuari kishte qene duke e drejtuar automjetin dhe duke mos pasur kujdes te shtuar gjate vozitjes befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues  duke kaluar ne shiritin e kundërt qarkullues, dhe ne atë moment kishte qene duke qarkulluar  ne drejtim te Malishevës automjeti tjetër te cilën e godet direkt ne pjesën ballore. Si pasoje e këtij aksidenti te ndodhur përpos dëmeve te konsiderueshme materiale ne dy automjetet, po ashtu kane pësuar lëndime trupore dy vozitësit dhe nje bashkudhëtar. Dy persona të lenduar janë dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar ne Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”, tha Gjurkaj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë