Në një aksident që ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik, në të cilin ka humbur jetën shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues në Rahovec.
Policia shqiptare njofton se sot, më datë 9.03.2017, në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik . Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një mjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB me një traktor.
Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas kosovarë që udhëtonin në veturë, 2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Laç, në vijim të aksidentit, shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues në Rahovec, ndërroi jetë në spital.